Lajme

Albin Kurti paralajmëroi zgjedhje më 14 qershor, LDK vjen me një kundërpërgjigje: S’ka asnjë indikacion që do të ketë zgjedhje të reja

05/02/2020 14:17
nga:Gazeta Blic

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Kurti.

Ai tha se kjo qeveri ka marrë vendime antikushtetuese duke karantinuar disa komuna, dhe duke u arrestuar qytetarë të shumtë në kundërshtim me Kushtetutën, raporton Gazeta Blic.

Abrashi tha se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së nuk kanë diskutuar fare për emrat e ministrave.

”Sa i përket Listës Serbe, po është e vërtetē që kemi arritur marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se ata do të marrin fuqi politike aq sa kishte në Qeverinë Kurti.

Ai tha se nuk ka pasue asnjë përplasje në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.

”Ju garantoj në emrin tim dhe të Kryesisë, që nuk ka pasur asnjë përplasje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se nuk ka indikacione se do të ketë zgjedhje.

Ne e kemi marrë vendimin e Gjykatës, dhe do ta respektoj atë vendim”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria në ikje nuk e ka respektuar as Kushtetutën e as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për lëvizjen e lirē.

Albin Kurti përmendi 14 qershorin si datë eventuale për zgjedhje – i përgjigjet Arban Abrashi: S'ka indikacione për me shku në zgjedhje 👇

Publiée par GazetaBlic sur Samedi 2 mai 2020

Ndryshe, sot Kurti paralajmëroi zgjedhje më 14 qershor, kjo pasi sipas tij, pro tyre tash janë PDK dhe Vjosa Osmani.

Albin Kurti “cakton” edhe datën e zgjedhjeve: Si Vetëvendosje na konvenon e diela e 14 qershorit për t’i mbajtur