Lajme

Albin Kurti para deputetëve: Për 50 ditë i morëm këto vendime

03/25/2020 12:27
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para deputetëve ka theksuar se sot mbushen 50 ditë që ka nisur punën.

Ai tha se është krenar me këtë kabinet dhe me punën që ata kanë bërë.

Kurti tha se që në ditët e para ne i ulëm pagat për kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat, por nuk i prekëm pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, raporton gazeta Blic.

“Ne i shkarkum 7 koordinatorët nacional”, ka theksuar ndër të tjera Kurti.

Shefi i ekzekutivit, ka numëruar një nga një vendimet që i ka marrë Qeveria e tij brenda 50 ditësh.

Ai ka përmendur edhe shkarkimin e bordit të Vala-s, shkarkimin e Bordit të Infrakos-it, shkarkimin e konsujve.

“Pas shkarkimit të Bordeve, i emëruam bordet e përkohshme të VALA-s dhe të Trepçës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Daut Haradinaj: Albin Kurti e vetërrëzoi Qeverinë në mënyrë të planifikuar

 

06/01/2020 13:22

Papërgjegjësia e qeverisë dhe komunave për hapjen e çerdheve, dëmton prindërit!