Lajme

“Albin Kurti pa bërë kompromis të madh nuk do të mund të arrijë marrëveshje me LDK-në“

01/27/2020 18:26
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së kanë hyrë në një zonë të improvizimeve ku për t’u arritur marrëveshja mes tyre duhet të bëhen kompromise të mëdha.

“Idetë për ndryshim proporcionesh për ministri apo marrja e Ministrisë së Jashtme nga LDK në këmbim të postit të kryeparlamentarit, janë improvizime të momenteve të fundit që vijnë si rezultat i presionit publik dhe ndërkombëtar. Nuk është dashur të vihet deri në këtë situatë sepse kanë pasur kohë që ta arrinin një marrëveshje normale. Presioni publik kolektiv është diçka negative – e dëmshme në çdo aspekt”.

“Kurti është në preison të madh. Është një fjalë: “Ke kujdes se cfarë dëshiron se mund të realizohet”. Kurti ka dashur t’i fitojë zgjedhjet, mirëpo kjo e ka përgjegjësinë dhe presionin e madh. Kurti duhet të bëjë kompromis të madh. Nuk ka gjasë të arrijë marrëveshje me LDK-në pa bërë kompromis të madh”, ka thënë Muhaxhiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Këto kompromise janë ndonjë kompensim me numrin e ministrive për pozitën e kryeparlamentarit. Kurti ka mbyllur dyert me partitë tjera dhe tash është i obliguar t’i pranojë kërkesat e LDK-së nëse dëshiron që të bëhet Kryeministër. Kjo është negative mirëpo vetë e ka sjell vetën në këtë pozitë”.

Zhvillimet e fundit nga takimi Mustafa-Kurti: Deri në këto momente s’ka marrëveshje

Sipas tij problemi kryesor i arritjes së ujdisë në mes dy partive janë bërë pozita e Presidentit

“Është absurde kjo. Aktualisht është çështja ekryeparlamentarit. Konjufca është personi i dytë më i fuqishëm në VV dhe tërheqja e tij do të krijonte imazh jo aq të mirë nëse nuk do të kishte ndonjë përfitim aq të madh nga VV. Mirëpo nëse vërtetë është kërkesë e 6 tetorit e të gjithë faktorëve relevant ia vlen që në instancë të fundit të bëhet edhe kjo sakrificë dhe të aplikohet ky vullnet i qytetarëve”.

Artan Muhaxhiri

03/31/2020 20:23

Albin Kurti e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Jam befasuar me vendimin, por ne do ta respektojmë