Lajme

Albin Kurti nuk tërhiqet për taksën 100% ndaj mallrave serbe: Me Hashim Thaçin takohem nëse me referohet si kryeministër

03/11/2020 15:07
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të takohet me presidentit Hashim Thaçi nëse ai i referohet si kryeministër.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk e ndryshon qëndrimin për taksën për heqje graduale siç e ka prezantuar.

“Unë kam kërkuar që para se të shkojë në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme. Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politikë në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”.

Ai këto komentime i bëri pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve Politikë.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tregohet frikacak dhe i paaftë, meqë sipas tij, shefi i Ekzekutivit as nuk e heq tarifën e as nuk po e vendos reciprocitetin.

“Z. Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë, as nuk është që e heqë tarifën e as nuk është që po guxon e po tregohet i aftë me qit reciprocitet. Prandaj duhet ta japë mesazhin e qartë”, ka thënë Thaçi, të mërkurën në Prizren, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për 66 dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Thaçi ka theksuar se vonesat e kryeministrit Kurti në vendimmarrje nuk i ndihmojnë Kosovës dhe ka shtuar se nuk do të lejohet “që të cenohet partneriteti strategjik me ShBA-të”.

Hashim Thaçi e ‘godet’ Albin Kurtin: Po tregohet frikacak dhe i paaftë në raport me tarifën e reciprocitetin

06/01/2020 13:22

Papërgjegjësia e qeverisë dhe komunave për hapjen e çerdheve, dëmton prindërit!