Lajme

Albin Kurti nuk do të “tërhiqet” për Agim Veliun, as pas ultimatumit të Isa Mustafës?!

03/18/2020 14:42
nga:Gazeta Blic

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk do të “gjunjëzohet” nga ultimatumi që i ka dhënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Siç merr vesh Gazeta Blic nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk do ta kthej më në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

“Albin Kurti nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme pavarësisht kërkesës së Isa Mustafës”, tha ky burim.

Ndërkohë, Mustafa në një reagim në Facebook përpos që ka kërkuar prapësimin e vendimit për ministrin e Brendshëm Agim Veliu, ka kërkuar edhe heqjen e menjëhershme të taksës, në të kundërtën Isa Mustafa ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës.

Ky ishte reagimi i plotë i Isa Mustafës:

Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.

Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbëri Nagavci ka folur për Gazeta Blic pas shkarimit të Agim Veliut.

“Secili prej ministrav duhet që duhet ti diskutojë në qeveri qëndrimet e tij, roli i ministrit i punëve të brendshme është i jashtëzakonshëm dhe roli i tij duhet të jetë në një vijë me Qeverinë, qëndrimet e ndara në një situatë të tillë nuk na bëjnë mirë”, tha Nagavci për GazetaBlic. 

Mundësia e prishjes së koalicionit me LDK-në, vjen reagimi i Vetëvendosjes

09/27/2020 20:41

Kastrati: Albin Kurti ishte i pa interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin