Lajme

Albin Kurti: Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar

11/21/2019 22:05
nga:B. D

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, në emisionin Open të Eni Vasilit ka folur edhe në lidhje me rënien e dëshirës për bashkimin kombëtar, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se dëshira e bashkimit kombëtar është zbehur, pasi që njerëzit nuk duan bashkim kombëtar pa Mitrovicën.

Kurti tha se në Kosovë diskutohet për shkëmbim territoresh duke hequr dorë nga veriu, ndërsa në Serbi nuk ka politikan që flet për falje territori.

“Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori”, ka thënë ai.

“Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, kemi bërë edhe ne llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, s’është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë”, shton ai.

09/19/2020 07:40

Aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë, çka dihet deri tash