Lajme

Albin Kurti: Në mesnatë u tentua puq ndaj Qeverisë së Kosovës!

03/25/2020 14:18
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti ka folur mbi tentim puqin e shtetit në Këshillin e Sigurisë.

Ai ka theksuar se natën vonë ministri i LDK-së, Agim Veliu ka dalë me të njëjtin mendim me Presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kjo seancë për mocion mosbesimi që ju mendoni se e kam për ambiciet e mija politike nuk eshtë e tillë. Nuk është çështja këtu me heq tarifën por me heq reciprocitetin. Në mbramje kur tentua, puqi i shtetit, doli ministri i LDK-së, Agim Veliu dhe mbështeti Presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.  Unë nuk e ndryshoj vendimin dhe për këtë arsye nuk i thirra më herët se sa shpallja e vendimit zotin Mustafa dhe zonjën Osmani sepse unë nuk e ndryshoj mendimin” ka thënë Kurti raporton Gazeta Blic.

Seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti#FacebookLive

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 25 mars 2020