Lajme

Albin Kurti marrëveshjen sekrete të Hashim Thaçit, ia ka dërguar edhe kryeprokurorit Aleksander Lumezi: Të hetohet presidenti

02/26/2020 12:26
nga:Gazeta Blic

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti një letër ia ka dërguar edhe kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Nga ai ka kërkuar hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen..

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate që e nisën për media nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi hetime lidhur me këtë marrëveshje.

“Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në shkresën e kryeministrit Kurti.

Albin Kurti paralajmëron shkarkimin e Hashim Thaçit, për shkak të marrëveshjes sekrete

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”