Lajme

Albin Kurti me këtë rezultat do t’i mposhtë të tjerët në zgjedhjet e VV-së!

12/14/2017 00:28
nga:Gazeta Blic

Deputeti Liburn Aliu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se Albin Kurti nëse do të garoj padyshim se do të jetë fitues i zgjedhjeve të brendshme.

“Kurti fiton, jo vetëm që e ka përkrahjen por mendoj se ai ka 95 për qind të përkrahjes së anëtarësisë. Nëse anëtarësia konsideron që Kurti është person i duhur që ta udhëheq atëherë ku është problemi”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka potencuar faktin se grupi i Dardan Molliqajt po e shantazhon Albin Kurtin, duke thënë se nëse ai kandidon për kryetar, ai do të largohet.

Sipas Aliut, edhe nëse do të ketë largime nga VV, prapë kjo parti do të rimëkëmbet.

“Disa herë kemi pasur ikje e rënie, prapë jemi rikthyer”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

01/16/2018 14:23

VV do të dërgojë në Kushtetuese çështjen e rritjes së pagës së kryeministrit