Uncategorized

Albin Kurti kërkon falje për moslargimin e taksës

03/15/2020 10:39
nga:N.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi ka thënë që dëshiron të kërkoj falje për dy gjëra.

Për të parën ka thënë që është shkaku i taksës, mos largimi i saj për lëndën e parë, që është dashur të hiqet sot më 15 mars.

Kurse arsya tjetër për kërkim falje e Kurtit është mos mbajtja e distancës fizike gjatë seancës së Kuvendit edhe pse është dhënë urdhër për shkak të koronavirusit.

Postimi i plotë:

Dy kërkimfalje

Të nderuar qytetarë,

Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje.

Përzemërsisht,
Albin Kurti

Dy kërkimfaljeTë nderuar qytetarë,Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë…

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 15 mars 2020

09/22/2020 20:18

Albin Kurti tregon për herë të parë një pyetje që ia kishte bërë Hashim Thaçit në takim