Lajme

Albin Kurti jo vetëm vendimin e Haradinajt, por e rrëzon edhe vendimin e Isa Mustafës

02/12/2020 11:43
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Albin Kurtit ka shfuqizuar edhe vendimin për përfitimet e ministrave dhe të zëvendësministrave një vit dhe gjashtë muaj pasi ta përfundojnë mandatin.

Kabineti qeveritar i kaluar, do të përfitonte paga sipas një vendimi të marrë nga qeveria e Isa Mustafës në nëntor të vitit 2015.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se përveç shfuqizimit të vendimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për dyfishim të pagave të kabinetit qeveritar, në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shfuqizua edhe vendimi për përfitime pas mandatit.

“Dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.

“Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit”, ka treguar Haxhiu.

Shpallet konkurs për drejtor të Doganës, edhe pse Haradinaj ia kishte vazhduar mandatin

03/26/2020 14:39

E krahasoi Albin Kurtin me diktatorin korean, Kim Jong-Un | FFK’ja pezullon gjyqtarin e futbollit