Lajme

Albin Kurti i uli pagat e ngritura nga Ramush Haradinaj, vjen reagimi i ashpër nga ish- kryeministri

02/12/2020 12:10
nga:Gazeta Blic

Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas vendimit të Albin Kurtit që ti ulë pagat.

Haradinaj i ka quajtur vendimet e Kurtit si një narrativë mashtruese, raporton Gazeta Blic.

“Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populliste të panevojshme, që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim efektiv.

I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ulen pagat në Qeveri, por nuk preken ato në sistemin e drejtësisë

03/29/2020 14:58

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV