Lajme

Albin Kurti i kërkon falje Hykmete Bajramit

05/13/2020 18:44
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar falje ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami, për deklarimin se Qeveria e tij u rrëzua nga mocioni i mosbesimit nga regjimi i kaluar.

Pas deklaratës së Kurtit, kishte reaguar ministrja në detyrë, Hykmete Bajrami, që kishte kërkuar nga Kurti mirëkuptim pasi ajo ka qenë ministre edhe në qeveritë e kaluara.

“Unë mund të them se jam i kënaqur me punën e saj si ministre. Ia kam thënë edhe kur jemi takuar. Por unë kisha harruar që ajo ishte ministre edhe më herët, dhe për këtë i kërkoj falje”, ka thënë Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë.

Ndaj deklaratës së Kurtit ka reaguar edhe ministri Lumir Abdixhiku.

 

Ministrja Bajrami shkarkon Këshillin Drejtues të UP-së, emëron të riun

05/22/2020 22:30

Kur pritet të mbahet testi i maturës?! Flet Hykmete Bajrami