Lajme

Albin Kurti e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Jam befasuar me vendimin, por ne do ta respektojmë

03/31/2020 20:23
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka komentuar vendimin e Gjyatës Kushetetuese, e cila e kishte hedhur si jokushtetues vendimin e Qeverisë për “Oren Policore”, raporton Gazeta Blic.

“Jam befasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Megjithatë, Kurti ka shtuar se Qeveria do ta respektoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti tha se vendimi i Qeverisë është i bazuar në Ligjin për parandalimin e sëmundjeve, raporton Gazeta Blic.

Shefi në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti në KTV ka theksuar se deri më 13 prill duhet të gjindet një zgjidhje.

Kurti ndër të tjera ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese shihet se është ndërmarrë sikletshëm.

Flet Enver Hasani: Vendimi i Gjyakatës Kushtetuese është jashtëzakonisht profesional

05/31/2020 13:46

Analisti politik: LDK po blen kohë duke përdorur Gjykatën Kushtetuese deri sa t’i siguroj votat për Qeverinë