Lajme

Albin Kurti e huq qytetin ku janë nënshkruar sot marrëveshjet me Serbinë

02/14/2020 21:40
nga:A. R.

Kryeministri Albin Kurti, teksa ka komentuar nënshkrimin e dy marrëveshjeve me Serbibnë, nuk e ka shkruar saktë qytetin ku janë firmosur këto marrëveshje.

Fillimisht Kurti ka shkruar se marrëveshjet janë nënshkruar në Berlin, teksa pas disa minutash e ka përmisuar duke e shkruar saktë, që marrëveshjet janë bërë në qytetin e Munchen-it.

Në reagimin e tij, Kurti ka thënë se këto marrëveshje janë bërë nga njerëzit të ish-ministrit Pal Lekaj, dhe se nuk kanë qenë të informuar se çfarë do të përmbajnë ato.