Lajme

Albin Kurti: Do t’i përkrahë të dyjat, si përfaqësuesen e Kosovës ashtu edhe kombëtaren e Shqipërisë

10/09/2019 23:05
nga:M K

Fituesi i zgjedhjeve të 6 Tetorit, e me shumë gjasë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, sonte është i ftuar në “Opinion” te Blendi Fevziu.

Mes shumë çështjeve të shpalosura, ka marrë vëmendja edhe përgjigja e Kurtit lidhur me kombëtaren e Kosovën, apo përfaqësuesen, siç iu ka referuar ai, shkruan GazetaBlic.

“Evropiani në Francë i bëri bashkë të gjithë shqiptarët, derisa tani shpresojmë në suksesin maksimal të djelmoshave tanë, që të gjithë janë shqiptarë. E rëndësishme është se unë do t’i përkrahë të dyjat, si përfaqësuesen e Kosovës ashtu edhe kombëtaren e Shqipërisë”.

/GazetaBlic/

10/14/2019 16:51

Albin Kurti: Fitorja e populizmit dhe metamorfoza për pushtet