Lajme

“Albin Kurti dhe kabineti i tij qeverisës nuk mund të akuzohet së paku për tri çështje”

04/04/2020 20:45
nga:Gazeta Blic

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Albin Kurti dhe kabineti i tij të paktën për tri çështje nuk mund të akuzohet.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti dhe kabineti i tij qeverises nuk mund te akuzohet se paku per tri çeshtje. Mund dhe te akuzohet, por kjo atehere nuk eshte as opozite e as kritike politike. Por eshte ‘virus’ politik si covid19, i cili nuk zgjedhe as moshe, as etni e as gjini.

– Integriteti e sovraniteti i cenuar, edhe paftesia e republikes per shtrirje te autoritetit ne komunat me shumice serbe, jane pasoje, papergjegjesi dhe kalkulime te qeverive paraprake gjate njezet viteve te kaluara.
– Qytetaret serbe jane qytetare te Kosoves me te drejta te barabarta sikur te gjithe te tjeret. Edhe emerimi i nje keshilltari politik nga komuniteti serb eshte vlere e qeverisjes dhe e jona si shumice shqiptare ne Kosove.
Edhe e treta, rruga per dalje te Serbise ne Adriatikun e Shqiperise jo qe nuk eshte ndaluar nga asnje qeveri praparake, por ne fakt ajo eshte trasuar po nga ata ne njezet vitet e fundit. Edhe kjo çeshtje asnjehere s’ka qene as ne debat publik.

 

LDK reagon për situatën në veri- Qeveria të mbrojë qytetarët por jo të heqë dorë nga ushtrimi i sovranitetit!

02/11/2020 00:10

Taulant Kryeziu: Brenda këtij mandati synojmë të aplikojmë për status të kandidatit në BE