Lajme

Albin Kurti: 8.200 hektarë për një karrige

03/21/2019 10:14
nga:A. R.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar për çështjen e demarkacionit, sipas tij, turpi i përket mashtruesit. Ai, në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka thënë që janë dhënë 8.200 hektarë për një karrige, përcjellë “Gazeta Blic”.

Tutje, ai ka pohuar se ratifikimi ishte zdrukthëtari e jo demokraci.

Shihni shkrimin e plotë të Albin Kurtit në “Facebook”.

8.200 hektarë për një karrige

Sot u bënë një vit prej kur u ratifikua demarkacioni “Meha” në Kuvend, ndërkaq nesër bëhen 400 ditë të marrëveshjes ‘korrigjuese’ Thaçi-Vujanoviq. Për ironi, mu në ditën ndërkombëtare të pyjeve, më 21 mars, iu dhanë 8.200 hektarë Malit të Zi.

80 vota kurrsesi nuk do t’i bënin atë ditë pa këtë mashtrimin me korrigjim kufiri. Marrëveshja e Podgoricës e pranonte gabimin por mashtronte se do ta korrigjonte atë. Një vit më vonë as që është formuar Trupi i Përbashkët Punues për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakor e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës.

Nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar. Turpi i përket mashtruesit. Mirëpo, nëse cilido pas mashtrimit, për shkak të egos, nuk pranon se ka qenë i mashtruar, atëherë bëhet bashkëfajtor.

Ratifikimi ishte zdrukthtari e jo demokraci. Nga pyjet e atyre 8.200 hektarëve u nxor sall një karrige kryeministri.

09/16/2019 10:16

Liverpooli me shumë ndryshime, ja formacioni i mundshëm për ndeshjen ndaj Napolit