Cult

Albanologu arbëresh Matteo Mandala nderohet me ‘Doctor Honoris Causa’

04/05/2017 14:44
nga:Gazeta Blic

Mandala është vlerësuar me këtë titull për konrtibutin në studimin dhe kërkimin e trashëgimis kulturore arbëreshe.

Studiuesi dhe albanologu arbëresh prof. doktor Matteo Mandala është nderuar këtë të mërkurë me titullin ‘Doctor Honoris Causa’, nga UT, shkruan java news.

Mandala është vlerësuar me këtë titull për konrtibutin në studimin dhe kërkimin e trashëgimis kulturore arbëreshe. Profesor Mandala është një nga studiuesit më aktivë që ka krijuar marrëdhënie të ndërsjella dhe të pandërprera mes kulturës shqiptare dhe arbëreshëve të Italisë.
Më herët, albanologu arbëresh është bërë anëtar nderi i Akademisë së Shkencave me motivacionin “Albanolog i mirënjohur; historian dhe studiues i letërsisë arbëreshe dhe shqipe prej fillimeve deri në kohën e sotme, filolog e botues i shkrimeve dhe veprave shqip në disa periudha letrare; intelektual me interesa të gjerë dhe dijetar me ndihmesa origjinale në disa fusha të dijes kombëtare; përfaqësues i shquar i mendimit shkencor shqiptar në gjithë botën e sotme akademike-universitare”.