Lajme

Albana Osmani me fjalë të mëdha për Gani Dreshajn: Burrë i madh, i del zot shpisë e vatanit

10/03/2019 13:56
nga:B. D

Gani Dreshaj po gëzon përkrahje nga të gjitha shtresat. Sportistë, artistë, mjekë, njerëz të ekranit e të skenës po i japin mbështetjen kandidatit që ishte deputet edhe në mandatin e kaluar.

Prezantuesja shqiptare, Albana Osmani, ka zgjedhur fjalët më të mira për kandidatin me numër 40 nga koalicioni AAK-PSD.

Osmani ka rikujtuar një fotografi me Dreshajn kur ai kishte dhuruar donacione për fëmijët e sëmurë nga kanceri.

Tri ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Albana thotë se do të zgjedhte Gani Dreshajn, sepse është zotëri që i del zot shpisë e vatanit me vepra.

“Ky njeri i jashtëzakonshëm ndihmon të varfër, të sëmurë, jetimë dhe njerëz që has në rrugë, në hall, apo lëngatë. Ai do të ndalojë të përpiqet të iu ofrojë ndihmë pa llogaritur se sa shumë do japë nga vetja.

Ai është një nga mbështetësit me zemër të “You are sun flower”. Unë për veten time do zgjidhja një zotëri që i del për zot shpisë e vetanit me vepra. Respekt për Gani Dreshajn”, shkruan Albana Osmani.