Cult

Albana Ejupi ekspozon në një prej galerive më me emër në Vjenë

10/05/2020 15:07
nga:N S

Shqiptarja Albana Ejupi, e cila jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, është piktorja më me sukses në ekspozitat e saj. Pikturat e saj shquhen për mënyrën e paraqitjes dhe pasqyrimit të figurave të ndyshme.

Punimet e saj janë ekspozuar në Maqedoni, Turqi e Poloni. Tash e një vit, ajo është pjesë e Akademisë së Arteve në Vjenë dhe përfaqësohet prej një galerie me renome në kryeqytetin austriak.

Piktorja Ejupi tregoi se si është të jesh një artiste e re në qytetin e Vjenës, me gjithë potencialin që ka si kryeqendër e artit.

Po ashtu, piktorja perveç që prezanton pikturat e saj në një prej galerive më me emër në Vjenë, galerinë “Lukas Feichtner”, ajo me shumë krenari në pikturat e saj përdor zallin e Kosovës, ku dhe cilësohet unike me përdorimin e materialeve të ndryshme në pikturë.

Me anë të kësaj vazhdon të bëjë shpalosjen e prejardhjes së saj me kultivimin dhe prezantimin e vendit përmes krijimit artistik. Në mesin e shumë ekspozimeve ndërkombëtare, mundësinë e punës nga afër do ta kemi rastin ta shohim në ekspozitën e dytë personale në Vjenë, më 20 tetor 2020, në Galerinë “Lukas Feichtner”. /Albinfo.ch

02/22/2018 17:29

Piktorja, Albana Ejupi: Çka unë bëjë, është përkthimi i vetes sime në pikturë!