Showtime

Alban Skënderaj paralajmëron këngën e re përmes një fotografie në bregdet

05/29/2020 20:04
nga:Mergim Rreci

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka paralajmëruar se kënga e tij më e re do të jetë shumë shpejt në treg.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku këngëtari kishte ndarë disa rreshta nga kënga e tij.

“Je spirancë në detin tim. Je kripë e verës sime. Së shpejti”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi i ndarë ishte realizuar në bregdet, ku Albani shihet me një veshje mjaft verore, teksa lajmëron për projektin e ri.

Ndërkaq, “Ki mëshirë” titullohet projekti i tij i fundit i realizuar para tre muajsh, e që mori miliona klikime në platformën YouTube.