Showtime

Alban Skenderaj falenderon ‘Bama Music Awards’ për çmimin e dhënë (FOTO)

11/18/2017 12:32
nga:A. R.

Personifikohet ndër këngëtarët me zërin më të veçantë dhe më i pëlqyer nga publiku shqiptarë, shkruan Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për Alban Skenderaj i cili ka një karrierë mjaft të sukseshme dhe me numër të madh të çmimeve të fituara.

Së fundi ai ishte pjesë e një shfaqje ndërkombëtare shumëkulturore të muzikës ‘The daf BAMA MUSIC AWARDS’ me qendër në Hamburg, Gjermani.

Me anë të një postimi të postuar në rrjetin social ‘instagram’ ai ka falenderuar për çmimin dhe eksperiencën e fituar.

‘Faleminderit Bama Awards dhe Daf Entertainment në Hamburg për këtë çmim dhe këtë eksperiencë  ndryshe e cila më mundësoi të takohem me njerëz e artistë nga gjithë bota’, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se Albani nuk i ka lënë anash as projektet muzikore, i fundit i lansuar ishte në bashkëpunim me Dj Olti dhe reperin Lyrical Son ’93’./GazetaBlic.

 

 

10/11/2020 14:13

Alban Skënderaj i bën dedikim romantik Miriamit: Pa ty asgjë s’do ishte e mundur