Lajme

Alban Rraci: Tendenca e Qeverisë aktuale për të krijuar një pushtet absolut, më shtyu të angazhdohem në politikë!

01/30/2025 18:02
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 38, Alban Rraci në një intervistë për GazetaBlic, ka folur për motivet që e shtynë të hy në politikë, angazhimet e tij të mëparshme dhe zhvillimet në degën e LDK-së në Klinë.

Rraci ka thënë se duke parë drejtimi që ka marrë Kosova gjatë viteve të fundit, e tendencën e Qeverisë aktuale për të krijuar një pushtet absolut, ka venosur që të angazhohet në politikë për të sjellë një qasje të re.

“Zhvillimet e fundit politike gjatë këtyre katër viteve, normalisht nuk kam mundur të qëndroj indiferent ndaj këtyre zhvillimeve dhe duke parë drejtimin ka po shkon Kosova, që mendoj se është futur në një rrugë komplet të gabuar dhe tendenca që kjo Qeveri dhe ky pushtet të krijoj pushtet absolut në Kosovë. Duke konsideruar pushtetin tek një individ, duke ruajtur një krymenistër rolin e kryeprokurorit edhe të drejtorit të bordeve, komandatit të policisë, besa edhe të redaktorit të mediave më ka shtyer të jem pjesë e politikës, në mënyrë që të munduhemi bashkarishtë të bëjmë punë të mira për Kosovë dhe ti sjellim një qasje të re në Kosovë, demokracia nuk cenohet në asnjë moment”, tha Rraci.

Po ashtu, Rraci i pyetur se a ka patur ftesë të hyjë në politikë kohë më herët, ai përgjigjet duke thënë se ka qenë pjesë e forumeve rinore të LDK-së, por është tërhequr për një kohë për t’u përqendruar në fushën e biznesit, ku është bashkëpronar i tre kompanive, dy në Kosovë dhe një në Shqipëri.

“Si i ri kam qenë pjesë e forumeve rinore të Lidhjes Demokratike, mirëpo për një kohë jam shkëputur nga politika për shkak të angazhimeve në fushën e biznesit, përndryshe unë bashkëpronar i tre kompanive, dy në Kosovë dhe një Shqipëri, të cilat në total përbëjnë një numër prej 140 punëtorëve në Kosovë dhe 60% të punësuar në Shqipëër, kështu që një kohë të gjatë iu kam përkushtuar biznesit, në mënyrë se kam dasht me ndërtuar bazën tim, përsonalitetin tim, përgatitjet e mia në fusha e ekonomisë, në mënyrë që krahas trashigimisë time politike të jem i kompletuar edhe në aspektin profesional kështu që bashkërisht me këto të jep kontributin edhe në politikë”, tha tutje 38-shi i LDK-së.

Në lidhje me zhvillimet në degën e LDK-së në Klinë, Rraci ka folur për përpjekjet e tyre për të formuar strukturat dhe lidershipin e ri.

“Kemi bërë përpjekje në kuadër të formimit të LDK-së, strukturave, sjelljeve të lidershipit të ri, kemi menduar që këtë frymë të përcjellim edhe atje , jemi vahzhdimisht në formimin dhe rikonstruktimin e degës atje. Zgjedhjet e fundit që tashmë jemi, është një mundësi e mirë që edhe plot njerëz që angazhohen, plot të rinj e të reja në mënyrë që me ekipen tim të ju ipet hapësirë njerëzve që dëshirojnë që me angazhimin e tyre politik me bë punë të mira në ndryshimin e për përgjithshëm të mirëqenies së qytetarëve”, tha Rraci për GazetaBlic.