Lajme

Alban Rraci në 35-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Klinë- Ky qytet ka nevojë për një LDK të fortë, ashtu siç ka nevojë edhe Kosova

01/23/2025 20:05
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Rraci, ka theksuar se sot po shënojnë 35-vjetorin e themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë.

Rraci tha se ky është një moment historik që i mbush me krenari dhe reflektim për rrugëtimin e përbashkët.

Ai tha se ‘Themelimi i LDK-së më 23 dhjetor 1989 shënoi një kthesë të madhe për Kosovën dhe për popullin tonë’

“Në atë kohë, intelektualët dhe patriotët e asaj epoke, me guxim dhe përkushtim, ngritën një lëvizje që do të bëhej forca udhëheqëse e proceseve për liri dhe pavarësi. Nën udhëheqjen e dr. Ibrahim Rugovës, prijësit tonë historik, LDK-ja u shndërrua në simbol të rezistencës dhe shpresës për gjithë Kosovën.Në Klinë, një grup intelektualësh dhe veprimtarësh, të prirë nga Anton Kolaj, Ismet Rraci, Hamit Krasniqi, Prenkë Gjetaj, Zenun Zeqa, Hatixhe Berisha, Xhemajl Buqani, Ibush Marmullaku, dhe shumë të tjerë, themeluan Degën e LDK-së, duke e bërë forcën udhëheqëse të proceseve më të rëndësishme në komunën tonë” shkruan Rraci raporton “Gazeta Blic”.

Rraci tha se me krenari kujtojnë dhe nderojnë figurat që kanë kontribuar në rrugëtimin e Degës së LDK-së në Klinë dhe gjithë Kosovën.

“Nderojmë veprën e Anton Kolës, Ramë Manajt, Fadil Gashit, Zenun Zeqës, dhe shumë të tjerëve që janë ende mes nesh. Me respekt të thellë kujtojmë ata që sot nuk janë fizikisht me ne, si Ismet Rraci, Prenkë Gjetaj ,Kolë Berisha, Hamit Krasniqi, Hatixhe Berisha,Dulaman Gashi, dhe shumë veprimtarë të tjerë, të cilët mbeten simbol i qëndresës dhe vizionit për të ardhmen” shkruan Rraci në Facebook.

Ai tha se ‘Klina ka nevojë për një LDK të fortë, ashtu siç ka nevojë edhe Kosova’.

Postimi i plotë:

Sot, shënojmë 35-vjetorin e themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, një moment historik që na mbush me krenari dhe reflektim për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Themelimi i LDK-së më 23 dhjetor 1989 shënoi një kthesë të madhe për Kosovën dhe për popullin tonë. Në atë kohë, intelektualët dhe patriotët e asaj epoke, me guxim dhe përkushtim, ngritën një lëvizje që do të bëhej forca udhëheqëse e proceseve për liri dhe pavarësi. Nën udhëheqjen e dr. Ibrahim Rugovës, prijësit tonë historik, LDK-ja u shndërrua në simbol të rezistencës dhe shpresës për gjithë Kosovën.

Në Klinë, një grup intelektualësh dhe veprimtarësh, të prirë nga Anton Kolaj, Ismet Rraci, Hamit Krasniqi, Prenkë Gjetaj, Zenun Zeqa, Hatixhe Berisha, Xhemajl Buqani, Ibush Marmullaku, dhe shumë të tjerë, themeluan Degën e LDK-së, duke e bërë forcën udhëheqëse të proceseve më të rëndësishme në komunën tonë.

Me krenari kujtojmë dhe nderojmë figurat që kanë kontribuar në rrugëtimin e Degës sonë dhe gjithë Kosovës. Nderojmë veprën e Anton Kolës, Ramë Manajt, Fadil Gashit, Zenun Zeqës, dhe shumë të tjerëve që janë ende mes nesh. Me respekt të thellë kujtojmë ata që sot nuk janë fizikisht me ne, si Ismet Rraci, Prenkë Gjetaj ,Kolë Berisha, Hamit Krasniqi, Hatixhe Berisha,Dulaman Gashi, dhe shumë veprimtarë të tjerë, të cilët mbeten simbol i qëndresës dhe vizionit për të ardhmen.

Edhe sot, në rrethana të reja, LDK-ja mbetet lidhje rugoviane dhe forca që i nevojitet Kosovës për të udhëhequr me vizion dhe përkushtim. Klina ka nevojë për një LDK të fortë, ashtu siç ka nevojë edhe Kosova, për një udhëheqje të drejtë dhe bashkëpunuese.