Sporti

Alarmon eksperti i shëndetit publik: Tifozët e Atleticos kanë shpërndarë koronavirusin në Liverpool

03/12/2020 15:26
nga:M K

Liverpooli u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 2-3 nga Atletico Madridi.

Megjithatë, kjo duket të mos jetë brenga e vetme e tifozëve anglez, shkruan GazetaBlic.

Kjo për faktin se eksperti i shëndetit publik në qytetin e Liverpoolit, John Ashton, do t’i vuajë pasojat e pranisë së tifozëve në duelin e mbrëmshëm.

“Jam duke shkulur flokët nga kjo. Unë nuk shkova në ndeshje sonte, isha konfuz se çfarë po ndodhte” ka thënë fillimisht ai.

“Kishim Madridin, ku ata janë duke luajtur me dyer të mbyllura, dhe ne pranuam tre mijë tifozë në qytet, ku ata pinin në lokale. Një pjesë e tyre do të jenë pozitiv në koronavirus, dhe ne do të kemi njerëz të infektuar në Liverpul sonte për shkak të kësaj. Qeveria duhet të trajtojë publikun ndryshe” ka shtuar tutje profesori.

/GazetaBlic/

05/08/2020 19:45

Futbollisti i Atletico Madrid pozitiv me COVID-19