Sporti

Alarmi i mjekëve të Barçës, kalendari i ngjeshur pritet të shkaktojë dëmtime të shumta

05/05/2020 15:55
nga:M K

Mjekët e Barcelonës janë të shqetësuar me faktin se orari me rastin e rifillimit të kampionatit do të jetë i stër-ngarkuar.

Madje, sipas analizave të tyre,në rastin më të mirë nga 5 deri në 10 lojtarë do të lëndohen, pasi do ta kenë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve çdo tre ditë, derisa kur kësaj ia shtojmë faktin se udhëtimet do të jenë pjesë e pashmangshme, atëherë pritet një kaos total në emergjencat e Barças, dhe jo vetëm, përcjell GazetaBlic.

Spanja tashmë në kuadër të lehtësimit të masave ka marrë vendim që futbollistët profesionistë t’u rikthehen stërvitjeve individuale, kurse nga 18 Maji atyre ekipore.

Sa i përket vazhdimit të kampionatit, ende nuk ka data zyrtare, por që lëvizin herë pas here, varësisht prej situatës.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit