Lajme

Alarmate: Për 9 muaj, në vendin e punës vdiqën 9 persona

09/15/2019 07:59
nga:L H

Ushtruesi i detyrës i Kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, ka thënë se në vendin e punës kanë humbur jetën nëntë persona.

Ai kështu tha se duke shtuar se ky numër i viktimave në vendin i punës është i lartë, por se në vendet e rajonit është edhe më i lartë.

“Fatkeqësisht para dy ditësh ka ndodhur edhe një rast ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

“Pas përfundimit të orarit të punës, një i punësuar ka shkuar tek një objekt dhe ka humbur jetën. Kjo nuk është çështje vetëm juridike, por edhe humane. Por në momentin që viktima e ka humbur jetën, nuk ka qenë duke ushtruar veprimtari punuese”.
“Se si ka ardhur deri tek vdekja, do t’i japim detajet sapo ta kemi raportin. Inspektori i punës është duke e bërë hetimin e aksidentit në vendin e punës”.

“Sipas statistikave që kemi, deri sot janë të vdekur në vend të punës nëntë persona që lidhet me aksidentet në vendin e punës. Gjithashtu e kemi edhe një vdekje natyrore”.

“Këtu nuk desha ta zhveshi askënd nga fajësia. Inspektori i punës e ka të drejtën që ta vlerësojë rastin drejt. Edhe unë ndjej dhembje kur dikush e humbë jetën në vendin e punës. Mirëpo nuk mund ta trajtosh njësoj rastin kur dikush bie nga skelet dhe kur dikush vdes nga infarkti”.

“Në vendin e punës punëdhënësi është i detyruar që të sigurojë kushte të sigurta edhe për punëtorët edhe për veten. Kemi raste kur edhe punëdhënësi ka humbur jetën”, tha ai.

“Të vdesin nëntë persona në vendin e punës është numër i madh. Mirëpo sidomos në këtë vit, gjendja nuk është edhe aq alarmante. Për shembull gjatë vitit të kaluar në Shqipëri ishin diku rreth 50 raste. Në Maqedoni ishin rreth 30 raste. “Në këtë vend duhet një gamë e gjerë e kësaj kulture që të ngritet vetëdija e normave. Ideja është që vetëm ne si institucion e kemi të pamundur që ta ngritim vetëdijen”.