Lajme

Alarmante: Rritet numri i përdoruesve të substancave narkotike në vendin tonë

08/14/2019 09:29
nga:Y I

Rritja e përdorimit të substancave narkotike në Kosovë, po vazhdon të jetë shqetësim. Sipas Policisë, në gjashtëmujorin e parë të 2019-tës, janë arrestuar 537 përdorues të drogës.

E me qëllim të parandalimit të përdorimit të substancave narkotike, në Ferizaj, së fundmi, një nënë që kohë më parë ka humbur të birin, nga sic thotë ajo “e bardha që vret”, ka hapur një qendër këshilluese.

Është psikologe me profesion, Arjeta Musliu nga Ferizaj, e cila kohë më parë, humbi të vetmin djalë. Riadi, vdiç nga e “bardha që vret”, tha për Radio Kosovën, nëna që ditë më parë hapi qendrën “Këshillimi”.

“Qëllimi i qendrës është përkrahja e prindërve dhe e përdoruesëve të substancave narkotike. Fatkeqësisht çdo ditë e po rritet numri, e për më keq, drogë po marrin fëmijët e moshave të reja. Mund të them se nga mosha 16 sa ishte dikur,  tash aktuale është përdorimi i drogërave nga 13 vjeqarët. Kjo vërtëtë është shqetësuese”, tha ajo.

Musliu thotë se hapja e këshillimores ishte dëshirë edhe e djalit të ndjerë. Ajo tregon se cka synon të bëjë për të përmbushurt misionin që ja ka vënë vetës, pas tragjëdisë që e goditi rëndë atë.

“Atyre që kanë nevojë ne do t’i japim përkrahje morale, këshilla  vetëdijësuese si dhe trajtimet psikoterapeutike. Mandej fokus i yni është edhe realizimi i një qendre rehabilituese, që është mëse e nevojshme dhe i duhet shumë, qytetit tonë, rinisë tonë. Besoj se bashkarisht duhet të ppunojmë dhe t’ia dalim që të ruajmë rininë tonë-gjënë më të qmueshme që e kemi”, tha ajo.

Në qendrën e cila ofron shërbime profesionale e pa pagesë, përveq prindërve, ndihmë kanë filluar të kërkojnë edhe vetë përdoruesit e narkotikëve. Musliu tregon për rastin e parë të një të riu që kërkoi ndihmë në qendrën që ajo drejton.

“U prezantu xx, që është i moshës 21 vjecare. Ka tre vite që është përdorues edhe thjeshtë më tha: “kam ardhë dhe kërkoj ndihmë” Më tha se e kam menduar dhe ka provuar të largohet nga kjo dukuri, për të cilën është shumë e nevodhjme përkrahja.

Për hapjen e Qendrës Këshilluese “Këshillimi”, Arjeta Musli tha se është përkrahur nga familjarë dhe Komuna e Ferizajt. Nga shtatori, kjo qendër do të filloj një fushatë vetëdijësuese në shkollat e  Ferizajt, me qëllim të informimit të nxënësve për të kqijat që sjellë përdorimi i drogërave.