Sporti

Alaba ndërron menaxher, kërkon largim më të shpejtë nga Bayern | Juventusi po monitoron situatën

03/26/2020 15:32
nga:M K

Sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Bayerni në fund të edicionit.

Fjala është për austriakun, Davide Alaba, që po kërkon skuadër të re, me disa të interesuara për të aktualisht, përcjell GazetaBlic.

Sipas “Calciomercato”, Juventusi po monitoron tash e një kohë situatën e tij, teksa me ndryshimin e fundit që ka bërë futbollisti, ndoshta edhe bisedimet pritet të fillojnë shumë shpejt.

Ai ka ndryshuar menaxher, ku tani një agjent tjetër do ta ketë klient përfaqësuesin e kombëtares së Austrisë.

Momentalisht, e vetmja gjë që po e bllokon në njëfarë forme kalimin e tij në “Allianz” ësht paga e lartë prej 10 milionë.

Juventusi nuk është i gatshëm që të paguajë aq shumë për dikë që do të luftojë me Alex Sandron për pozitën e titullarit, por që mbetet të shihet.

/GazetaBlic/

04/30/2018 12:20

Lajm i tmerrshëm për Realin, rikuperohen dy lojtarë të Bayernit