Sporti

Al Nassr dëshiron legjendën e Barcelonës, i ofron rrogë të jashtëzakonshme!

01/09/2023 17:30
nga:Lorik J

Al Nassr, klubi më i pasur në Arabinë Saudite, po përpiqet të transferojë Sergio Busquets pas Cristiano Ronaldos.

Kapiteni i Barcelonës ka kontratë me klubin katalanas deri në fund të sezonit. Ai ishte i lidhur më parë me një lëvizje në MLS me klubin e David Beckham, Inter Miami.

“Ai ka një kontratë deri në qershor dhe do të qëndrojë deri në fund të sezonit, dhe pastaj do të shohim”, tha së fundmi trajneri i Barcelonës, Xavi.

ESPN raporton se klubi saudit po i ofron mesfushorit 35-vjeçar 13 milionë euro në sezon dhe një kontratë shumëvjeçare. Busquets do të luajë ndeshjen e tij të 700-të për Barcelonën këtë javë dhe është lojtari i tretë me më shumë paraqitje në historinë e gjigantëve katalanas.

/GazetaBlic Sport