Sporti

Al-Khelaifi dërgon Ronaldon në “qiellin e shtatë”, fillojnë spekulimet për largim

05/19/2020 12:53
nga:M K

Përkundër moshës 35 vjeçare, skuadrat elitare evropiane janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e portugezit.

Cristiano Ronaldo është komentuar shpeshherë lidhur me të ardhmen, teksa ka patur zëra nga të dyja anët, përcjell GazetaBlic.

Disa e lidhnin me një largim nga Torino, ndërsa disa të tjerë me qëndrim të mëtutjeshëm në “Allianz”.

Së fundi ndërkaq, ka qenë kryetari i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, i cili ka thurur elozhe për ish-yllin e Juventusit, me ç’rast ka ngjallur spekulime të shumta nga mediat ndërkombëtare të sportit.

Në një prononcim për France Football, sheiku ka thënë se Ronaldo është një shembull konkret për të gjithë lojtarët e së ardhmes.

“Është gjithmonë i motivuar dhe ka dëshirë për t’u përmirësuar vazhdimisht, duke nxjerrë nga vetja edhe më shumë se limitet e tij. E admiroj këtë forcë vullneti të pabesueshme.

Ronaldo është një shembull konkret për të gjithë sportistët e të ardhmes. Bujaria e tij jashtë fushe nuk njihet nga të gjithë dhe për këtë më vjen keq”, tha ndër të tjera kreu i kampionëve francezë.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?