Sporti

Akuzoi federatën për korrupsion, mësohet dënimi i Messit

08/03/2019 09:22
nga:M K

Leo Messi nuk do të ketë të drejtë të luajë me Argjentinën tre muaj, pasi ai është dënuar nga CONMEBOL.

Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore.

Leo nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat në Kupën e Amerikës, duke pretenduar se kishte korrupsion të madh.

Dënimi do të hyjë në fuqi që nga sot e deri më 3 nëntor.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Messi dënohet kaq gjatë për shkak të akuzave ndaj referimit.

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim