Showtime

Akuzohen për photoshop, tani edhe Xhensila Myrtezaj pjesë e tyre

07/21/2019 19:38
nga:Y Ramadani

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të ëmbla dhe mjaft e suksesshme në profesionin e saj.

Në rrjetet sociale ku ajo është mjaft active, Xhensila ndan shpeshherë me fansat foto të reja ku shfaqet me paraqitje të ndryshme.

Së fundmi ajo është kombinuar me një kostum sportiv me flokët e saj kaçurela dhe një të njëtën kohë ka ekspozuar barkun e saj të sheshtë dhe të tonifikuar.

Edhe pse fotoja është vërtet interesante fansat kanë vënë re një detaj, të cilin nuk e kanë anashkaluar.

Në barkun e bukuroshes thuajse nuk duket kërthiza dhe kjo i ka habitur të gjithë.

Në komentet e fotos ata e pyesin se çfarë ka ndodhur me të dhe ka nga ata që e akuzojnë për photoshop.

“Photoshop-i ja paska zhduk edhe kthizën”, shkruan një komentuese.

“Paskan harru me ta qit kthizën photoshop i gabuar”, shkruan një tjetër.

Këngëtarja ka preferuar të mos reagojë lidhur me këto komente, ku së fundmi edhe yje botërorë si Kylie Jenner janë vënë nën akuzë për përdorimin e photoshop-it.