Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë të pandehurve me inicialet B.R., V.B., Z.A., J.A., E.M., B.D., N.P., G.M., I.B., dhe M.G.
Në mesin e të akuzuarve janë ish-sekretarët e ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, Zymer Avdullahu dhe Izedin Bytyqi.
Mes tjerash, të akuzuar janë edhe Jetmir Alaj, Emir Morina, Muhamet Gashi si dhe të dyshuarit B.D., N.P., si dhe G.M., raporton Paparaci.
Prokuroria Speciale njoftoi se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.
Sipas aktakuzës, me këto veprime të pandehurit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
E pandehura Bllaca akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Ministria e pranon se stomatologët ku vdiq 35 vjeçarja kanë operuar ilegalisht


