Lajme

Akuza të rënda në mes të kryeministrit dhe Mimoza Kusarit, shkak numri i zëvendësministrave

12/07/2017 17:04
nga:A K

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave të deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës për numrin e madh të zëvendësministrave dhe ministrave në qeverinë e tij, shkruan Gazeta Blic.

Fillimisht, Haradinaj tha se ai është munduar ta dëgjoj çka tha deputetja, edhe pse një gjë e tillë është e vështirë, pasi që sipas tij Kusari-Lila flet shumë shpejtë.

”Ju dëgjova aq sa mbërrina me ju dëgju, se e keni një shpejtësi në bisedë të madhe, po u mundova me e kap çka po thu”, tha fillimisht kryeministri.

Haradinaj shtoi se është konfuz sa i përket deklaratave të deputetes sepse vijnë nga dikush që ka udhëhequr dikur një ministri, ka qenë zëvendësministre si dhe kryetare e një komune.

”Konfuzioni jem nga ajo që i thave është se kush po i thotë këto fjalë, një zëvendësministre, një ministre e Tregtisë që smbahet mend për asgjë, e një kryetare e komunës që e ka lënë komunën pa kryetar, tre muj para zgjedhjeve për vendin e punës si deputete”, shtoi ai.

Në fund, kryeministri shtoi se kur të kenë në dorë materialin e 100 ditshit do të shohin se çka ka punuar kjo qeveri.

”Fatkeqësisht nuk e kam marrë pushtetin në qershor po në shtator, keni me pas plot vërejtje po keni me qenë vonë krahas me punët që i kemi kryer, kur të ju vi me materialin e 100 ditëshit do të shihni që sjeni ka e dini ka jetoni”, përfundoi ai.

Në anën tjetër, Mimoza Kusari- Lila është treguar e ashpër ndaj Qeverisë Haradinaj. Në fjalimin e saj ku po diskutohet plani qeverisës, ajo ia kujtoi Ramush Haradinajt duke e cituar fjalë për fjalë premtimin që e ka bërë ai, para se të vijë në Qeveri.

Kusari Lila madje akuzoi Haradinajn edhe për numrin e madh të zëvendësministrave e po ashtu edhe për numrin e fryrë të listës së veteranëve./GazetaBlic

 

 

12/16/2017 15:32

Haradinaj thotë se rritja e çmimit të rrymës është e pashmangshme – “si në krejt botën”