Showtime

Aktorja turke uron Ramazanin në gjuhën shqipe

05/17/2018 12:42
nga:L I

“Më fal” është seriali turk i cili ka rrëmbyer pas vetes jo vetëm, turqit por edhe një pjesë të madhe të shqiptarëve.

Personazhet si Bahari dhe Kemali janë ata më kyç ku po mbajnë pas ekranit shumë fansa të tyre.

E këtë herë aktorja turke, Bahari’ ka befasuar të gjithë me postimin e bërë në rrjete sociale.

Gaye Turgut e njohur për rolin e Bahar në serialin ‘Beni Affet’ ka publikuar një fotografi ku shihet të jetë e veshur me një kostum prej sulltaneshe dhe me një mbishkrim shqip.

Gaye Turgut

‘Mirë se vjen Ramazan’, ishte shkrimi që njëkohësisht edhe uroi filimin e muajit të shenjtë të myslimanëve.

Aktorët turq shpesh u bëjnë befasi të tilla fansave shqiptarë, për të cilët kanë një simpati të veçantë.

Ndryshe, Bahar ka kohë që është e martuar me një nga aktorët po të këtij seriali, ku aty është dhe vëllai i saj

💃🕺#moveit #france 📸:@okanalpayar

A post shared by Gaye Turgut Evin (@gayeturgutevin) on