Showtime

Aktorja turke i tronditë të gjithë: Ish-bashkëshorti më kishte rrahur gjersa isha shtatzënë

05/14/2018 21:20
nga:Gazeta Blic

Ceren Hindistan ka befasuar të gjithë me një deklaratë të dhënë për mediat turke.

Aktorja, e cila dy javët e fundit është në qendër të vëmendjes së publikut turk, ka pohuar se është rrahur nga ish-bashkëshorti i saj, Umit Aslan.

“Gjatë shtatzënisë, më ka rrahur për dy orë me rrip. Sapo kisha dalë nga dushi dhe sipër kisha vetëm një peshqir. Kisha rënë për toke dhe vetëm përpiqesha të ruaja barkun. Koka më ishte fryrë aq sa për tri ditë nuk kam mundur ta vë në jastëk”, tha Hindistan.

Ndërkohë, Aslan ka akuzuar ish-gruan se ka ndërprerë mjekimin e vajzës së sëmurë me kancer dhe për mungesë përgjegjshmërisë ndërsa i ka hedhur poshtë akuzat e bukuroshes turke.

Dyshja ka nisur lidhjen e tyre në vitin 2014 ndërsa një vjet më vonë janë bërë prindër të një vajze.

Çifti ka ndarë rrugët që prej janarit të vitit 2016 duke u kthyer në armiq të përbetuar gjersa ishin martuar sipas riteve fetare dhe juridike.

Ndërkohë, aktorja 27 vjeçare është duke punuar në projekte të tjera filmike dhe seriale.

04/24/2019 22:41

Tha se Turqia nuk është Arabi, aktorja turke e njohur në Kosovë rrezikon të dënohet me burg