Showtime

Aktorja shqiptare flet për operacionin në tru: Sfida më e vështirë në jetë

05/22/2018 15:09
nga:L I

Në “Rubrika 3ND” të “1 kafe me Labin”, së fundmi ka qenë e ftuar aktorja shumë e njohur për publiku nga seriali “O sa mirë”, Adriana Matoshi e cila për herë të parë ka treguar se ka bërë operacion në tru.

E pyetur cilat janë 3 sfidat më të vështira që ka kaluar në jetë, Adriana tregoi se 1 prej tyre ishte operimi kur u diagnostikua me tumor në tru.

Adriana Matoshi

“1. Lindjet. 2.Kur jam rrëzuar prej kalit që kam ndjenjur 4 muaj në spital. 3.Dhe kur kam pasur tumor në tru dhe jam bërë operacion”, u shpreh Adriana

Megjithatë kjo periudhë e vështirë ka kaluar dhe tani aktorja gëzon shëndet.

Kujtojmë se ajo vazhdon të jetë pjesë e serialit vendor “O sa mirë” duke qenë kështu një ndër aktoret më të pëlqyera të serialit. Ndryshe, Adriana Matoshi ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe katër fëmijët.

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën