Showtime

Aktorja me famë botërore fotografohet në burg

10/21/2019 14:58
nga:Natyra

Aktorja shkel ligjet dhe dënohet me 14 ditë burg Aktorja Felicity Huffman është fotografuar në ambientet e burgut ku po kryen dënimin për skandalin e mashtrimit për pranimin e vajzës së saj në kolegj.

Huffman shihet e veshur me një uniformë burgu të gjelbër dhe kapele në kokë duke ecur në hapësirën e jashtme të burgut. Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” po kryen dënimin prej 5 ditësh në një burg federal të sigurisë së ulët në Dublin, Kaliforni.

Në gjykatë gjatë dënimeve të saj, Huffman i kërkoi falje gjyqtarit, vajzave dhe burrit të saj, aktorit William H. Macy. “Unë kam shumë turp për atë që kam bërë,” i kishte thënë ajo gjykatësit. Aktorja është e para nga më shumë se 30 të dënuar të akuzuar për skandalin e mashtrimit që po kryen dënimin në burg.“Unë kam shkelur ligjin, kam mashtruar komunitetin arsimor, kam tradhtuar vajzën time dhe kam dështuar familjen time“, kishte shtuar aktorja.