Showtime

Aktorja Emma Roberts publikon për herë të parë foton me të birin

01/13/2021 15:48
nga:Flutura Gashi

Në muajin dhjetor aktorja e famshme, Emma Roberts, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që sipas mediave rozë e pagëzoi me emrin Rhodes.

Ndërkohë së fundmi vetë aktorja ka konfirmuar emrin e të birit dhe ka pozuar për herë të parë në rrjete sociale përkrah tij.

Aktorja publikoi një imazh shumë të ëmbël, në të cilin shfaqej duke mbajtur në krahë të voglin.

Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë, Rhodes Robert Hedlund”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Menjëherë pas postimit, aktorja mori me mijëra komente pozitive nga ndjekës të saj dhe urime nga miq e kolegë.

Emma e konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë në muajin gusht. Ajo publikoi një foto të barkut të rrumbullakosur, ndërkohë që shfaqej përkrah partnerit të saj, Garret Hedlund.