Sporti

Aktori Zymberi, tifoz i madh i Interit: Sonte është nata jonë, PSG ka blerë edhe tifozë të klubeve që Interi iu ka prishë ëndrrat

05/31/2025 20:08
nga:Mergim Rreci

Finalja e shumëpritur e Ligës së Kampionëve zhvillohet sonte, më 31 maj, në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, ku përballen Paris Saint-Germain (PSG) dhe Interi..

Ndeshja nis në orën 21:00 sipas kohës lokale dhe do të gjykohet nga arbitri rumun István Kovács, me Dennis Higler në rolin e VAR-it.

Aktori i mirënjohur kosovar, Ernest Zymberi, është tifoz i madh i skuadrës italiane dhe nëpërmjet ‘GazetaBlic Sport’, ai ka dhënë një mesazh para ndeshjes.

Zymberi i ka dhënë mbështetje masive skuadrës së tij, por që edhe ka ironizuar me tifozët e disa skuadrave tjera.

Sonte është nata jonë! Pas gjithë atyre netëve pa gjumë,ku pamë Interin që luftojë si gladiator, më në fund jemi këtu. PSG? Hehe…Ata kanë lojtar që janë aty për arsye financiare! Përveç lojtarëve, këtë herë PSG ka blerë edhe tifozë të klubeve që Interi iu ka prishë ëndrrat gjatë rrugës për në finale, ose tjera skuadra që i ka ne ligë, ata që bëjnë zhurmë për Instagram – po “ BADIHAVA” ! , se zemra nuk blihet ! Forza Inter, Amala deri n’fishkëllimen e fundit!”, deklaroi Zymberi.

/GazetaBlic Sport/