Showtime

Aktori turk i përgjigjet në gjuhën shqipe fansave që i shkruajnë nga Kosova

04/09/2020 21:22
nga:L I

Almeda Abazi ka vite që është martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman, ku çifti organizuan një festë mjaft private në Los Angeles, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa një vit më parë çifti u bënë prindër për herë të parë të një djali.

E duke qenë e martuar me një shqiptar, aktori turk ka mësuar edhe disa fjalë shqipe, e madje ai ka vizituar dhe Shqipërinë vitin e kaluar.

Së fundmi ai ka pranuar mesazhe të shumta në llogarinë e tij në Instagram, e edhe nga shqiptarët që aktori ka vendosur t’i përgjigjet pikërisht në gjuhën shqipe.

“Pershendetje nga Kosovaaa. Ju duam”, ndërsa përgjigja e aktorit ishte “Te dua shume”.

/GazetaBlic