Showtime

Aktori që e duan të gjithë shokon me deklaratën: Kam rrahur gruan gjatë shtatzënisë

12/06/2018 16:19
nga:L I

Aktori shumë i dashur për shqiptarët tregon anën e errët.

Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan në librin “Never Grow Up”, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm.

E gjithë kjo sipas tij pasi fama ka ndikuar negativisht.

Të gjitha paratë që i ka fituar i shpenzonte në lojëra të fatit dhe po ashtu pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.

Jackie Chan njihet për rolet e tij në shumë filma, shpesh është cilësuar si aktori i preferuar i shumë adhuruesve të rolit të tij madje ka fituar edhe çmimin Oscar.