Showtime

Aktori i “O sa mire” flet per GazetaBlic, tregon pse bëri testin për koronavirus

05/23/2020 11:12
nga:L I

Mbrëmë aktori i serialit vendor “O sa mirë”, Kushtrim Qerimi përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur se i është nënshtruar testit për koronavirus, shkruan GazetaBlic.

Ai gjithashtu tregoi se ka rezultuar negativ në këtë test, por duke ditur profesionin e tij, disa prej ndjekësve në rrjete sociale e cilësonin si shama.

Në një prononcim për GazetaBlic ai ka konfirmuar se ka kryer testin për shkak të një operimi që do të bëjë.

“Po, është e vërtetë që kam bërë testin pasi ishte obligim para se të futem në operim. Kam thyer krahun pasi jam rrëzuar dhe duhet të futem në operacion”, tha aktori.

Ndryshe, Kushtrim Qerimi ka vite që është pjesë e “O sa mirë”, ndërsa luan rolin e “Llapjanit” në serial.

/GazetaBlic