Cult

Aktorët e serialit “O sa mirë” realizojnë një film të zhanrit komedi

04/29/2018 22:31
nga:Gazeta Blic

Aktorët shqiptar Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastarti kanë nisur një bashkëpunim për realizimin e një filmi të metrazhit të shkurtër të zhanrit komedi, xhirimet e të cilit janë planifikuar të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik, në dy shtetet, Kosovë-Zvicër.

Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.

Të tre këta aktorë janë pjesë e serialit më të shikuar në vend “O Sa Mirë”.