Cool

Aktivizohuni: Gjashtë këshilla si të dilni nga rrethi magjik i depresionit të mëngjesit

04/03/2021 07:19
nga:M K

Edhe pse nuk duket ashtu, mirëpo cikërrima e zakonshme siç është aktivizimi mund të jetë një hap i madh për ju, nëse dëshironi ta mposhtni depresionin

Depresioni është problem serioz shëndetësor dhe është shumë e vështirë t’i bëni punët e përditshme kur ju kaplon ai.

Nëse në mëngjes nuk mund ta detyroni veten që të ngriheni nga shtrati, provoni më parë të uleni, transmeton Telegrafi.

– Nga pozita e shtrirë kaloni në pozitën ulur dhe qëndroni ashtu disa minuta, pastaj ngrihuni.

– Kur uleni apo shtriheni mendoni për ushqimin dhe kafenë. Ato mund t’i keni vetëm nëse ngriheni nga shtrati, ndërkaq kjo mund të jetë motivim i shkëlqyeshëm për t’u aktivizuar.

– Nëse vuani nga mungesa e apetitit, fokusohuni në faktin që do të jeni në humor mjaft të mirë nëse hani çfarëdo qoftë – madje edhe një fetë buke mund t’ju ndihmojë.

– Kurdisni alarmin në telefon dhe lëreni larg nga krevati. Kjo do t’ju detyrojë që të ngriheni dhe ta ndërprisni. Pastaj vazhdoni të ecni dhe të përgatiteni për obligimet të cilat i keni atë ditë.

– Rregulloni obligimet ditore dhe bëni rutinën e mëngjesit dhe përmbajuni kësaj çdo ditë. Kjo do t’ju detyrojë që më shpejt të ngriheni nga shtrati dhe t’i përfundoni obligimet me kohë.

– Nëse nuk ndiheni mjaft të fuqishëm që të gjitha këto t’i bëni vetë, kërkoni nga ndokush ndihmë. Përpiquni të bisedoni me prindërit, me partnerin, apo me personin me të cilin jetoni. Gjeni dikë i cili do të pijë kafe me ju para se të shkoni në punë.

LEXO EDHE:

Parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme