Lajme

Aktivisti i VV-së paralajmëron Dardan Molliqajn

03/13/2018 21:22
nga:Q F

Zënkat mes aktivistëve të VV-së dhe të larguarve nga kjo parti, nuk po përfundojnë.

Pas reagimit të Dardan Molliqajt i cili i doli në mbrojtje Aida Dërgutit, këtij të fundit i ka reaguar aktivisti Valmir Ajeti.

Ajeti i ka thënë Molliqajt se asi asnjëherë më nuk do ti marr votat që ka marrë sipas tij falë Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dardan -1,500 vota nuk i sheh me sy ma “ ka shkruar Ajeti.

Molliqaj orë më parë ka publikuar një fotografi me deputeten Aida Dërguti, të cilës i ka dalë në mbrojtje, meqenëse ajo gjatë tërë ditës u akuzua nga aktivistë të VV-së për lidhje me PDK-në, meqenëse asaj iu publikua në media një foto ku ajo shihej bashkë me nënkryetarin e Kuvendit që vjen nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti.

Molliqaj ka thënë se Aida kurrë nuk do jetë pjesë e PDK-së, por koha do ta dëshmoi se kush do i bashkohet PDK-së/GazetaBlic/

 

 

11/19/2018 22:04

Krasniqi ‘thumbon’ LDK-në dhe VV-në për zgjedhjet