Lajme

Aktakuzë ndaj një gruaje se iu bashkua ISIS-it

01/27/2020 15:22
nga:B. D

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale bën me dije se e pandehura A.A. më 23.11.2015, me vetëdije të plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Republikën e Kosovës, përmes Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë udhëtuar për në Stamboll – Turqi. Më pas të njëjtit kanë hyrë në shtetin islamik në Siri, me qëllim që t`i bashkëngjiten organizatës terroriste “ISIS”, e nga e cila organizatë është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj.

08/31/2020 12:32

“Policia dhe Prokuroria t’i kërkojnë falje publike familjes së Kujtim Veselit”