Lajme

Aksioni për monitorimin e masave anti-COVID, flasin nga Policia e Kosovës

08/02/2020 07:37
nga:N.K

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në të gjithë Kosovën për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID të përcaktuara nga qeveria.

Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar dhe do të vlejë në gjithë Kosovën.

Me këtë rast janë paralajmëruar edhe masa rigoroze ndaj atyre që nuk i zbatojnë këto masa.

Lidhur me këtë aksion janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, tha se ky aksion po zhvillohet në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

“Policia e Kosovës, në zbatim të planit operativ dhe në zbatim të vendimeve të institucioneve kompetente, për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi ka ndërmarr veprime policore me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.

“Policia e Kosovës po ashtu është duke koordinuar veprimet konkrete me inspektorët sanitar duke u angazhuar me kapacitete të plota për realizimin e kufizimeve dhe rregullave që kanë vendosur institucionet në luftën kundër përhapjes së pandemisë”.

“Edhe sonte, në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me institucionet relevante është duke vepruar në terren, në interes të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik”.